Smart News

Zëvendës-shefi i policisëi del në krah Arben Taravarit

 

Edhe zëvendës-shefi i policisë së Maqedonissë së Veriut, Arben Jashari i emëruar nga Aleanca për Shqiptarët dha mbështetje për kryetarin e ASH-së se si duhet të garojë partia e tyre në zgjedhjet parlamentare.

Ai shprehet se është i gatshëm të humbasë shumëçka, por asnjëherë të lëpijë aty ku ka pështyrë, duke asocuar koalicion me BDI-në ose shkuarjen e ASH-së e vetme në zgjedhje për ta ndihmuar BDI-në

Më herët kreu i ASH-së, Arben Taravari i bëri thirrje Kuvendit të partisë që të marrë vendim që ASH-ja të garojë me opozitën shqiptare për shkak se, siç tha ai, ndryshimi i madh te shqiptarët është shumë afër.

Ndryshe, Aleanca për Shqiptarët u krijua si parti politike e dalë nga PDSH-ja e Menduh Thaçit për ta rrëzuar BDI-në e Ali Ahmetit, ndërsa kryetari i ASH-së njëherit edhe kryetari i Komunës së Gostivarit, ka fituar BDI-në në Gostivar në çdo cikël zgjedhor.

Exit mobile version