Kur nuk ua mba me padronët e tyre, merren me shpifje kundër Mexhitit dhe ASh-së!
Një keqpërdorim eklatant dhe shumë i ulët i tragjëdisë në spitalin modular në Tetovë. Çdo opozitë në botë do të duhej të kërkonte drejtësi, të merren me fajtorët e vërtetë, me përgjegjësit kryesor dhe të kërkojnë drejtësi. Por, për ta bërë këtë duhet të jeshë vetë i pastër, të mos kesh qenë kurrë i përzier me fajtorët, të mos i kesh lyer gishtat me mjaltë dhe të mos i kesh pasur asnjëherë padronë fajtorët e vërtetë. Meqë vetë ishin në koalicion, njëri në lista të përbashkëta dhe tjetri në koalicione pas shpine është shumë e kuptueshme se nuk mund të merren me padronët e tyre që ju dhanë mandate, poste e privilegje. E në mungesë të guximit, të pastërtisë për tu marrë me të vërtetën, “opozita shqiptare” bën një dëm edhe më të madh. Manipulojnë me viktimat dhe tragjedinë duke luftuar me shpifje Aleancën për Shqiptarët dhe ministrin aktual të shëndetësisë, Fatmir Mexhitin. Normalisht që kjo është formë e mirë për ti ikur edhe të vërtetës ish ministri Bekim Sali i cili opinionit i ka borxh shumë përgjigje.
Mos luani me ndjenjat e njerëzve, por nëse keni guxim merreni me prokurorët, me ish ministrin Venko Filipçe, merreni me Angjushevin dhe me të tjerët, nëse ua mba!?
E ne, po do të merremi dhe po merremi me ata dhe me të vërtetën. Edhe ministri Mexhiti edhe ministri Lloga tanimë kanë filluar punën dhe të gjithë juve që manipuloni do tu demaskojnë.