“Sondazhet tregojnë se Aleanca për Shqiptarët dhe Arben Taravari kanë një raport 3 me 1 kundrejt 3 partive të tjera të VLEN-it”, thotë për PressOnline.al, gazetari dhe analisti politik Driton Zenku.
“Para ardhjes së Arben Taravarit koalicioni quhej LEN dhe më pas mori emrin e ri VLEN. Pas largimit të Taravarit, nuk e di nëse do ta mbajë emrin e vjetër apo të ri. Në çdo rast, shndërrimi i një koalicioni shumë-partiak në një parti të vetme nuk është problem dhe mund të ndodhë, por nuk shoh asgjë shtesë, përveç një disavantazhi. Sondazhet tregojnë se Aleanca për Shqiptarët dhe Arben Taravari kanë një raport 3 me 1 kundrejt 3 partive të tjera. Gjysma e VLEN-it largohet me Taravarin. Pastaj, lokalizmi ka një ndikim. Nëse lideri i partisë VLEN vjen nga një qytet, liderët dhe partitë e tjera do të humbasin mbështetjen në rrethet e tyre”, tha Zenku për PressOnline.al
Nëse lideri është nga Tetova (Bilall Kasami), shton ai, liderët e rajonit të Shkupit (Izet Mexhiti dhe Zekirja Ibrahimi) do të jenë në vendin e dytë dhe do të humbasin protagonizmin e tyre.
“Kjo do të ndodhë! Për këtë, besoj se akti i bashkimit në një parti është një proces – manovër dhe pa efekte të dukshme, nënvizoi ai.