Zejtarët e presin mbështetjen për paga, një pjesë e madhe nuk mund të aplikojnë për kreditë pa interes

e postuar më at 21:23
112 0

Me uljen drastike të kërkesës për produktet dhe me probleme financiare, janë duke u përballur zejtarët e vendit. Në kushte të krizës me Kovid-19, siç theksojnë, tentojnë ta ruajnë biznesin likuid dhe t’i paguajnë shpenzimet vijuese: qira, fatura të rrymës, ujit, paga,…

Sipas kryetarit të Odës së Zejtarëve Shkup, Goran Ristovski, kriza kovidiane e ka vënë nën pikëpyetje mbijetesën e sektorit nëse nuk votohet vendimi ligjor për mbështetje financiare, të paraparë me pakon e pestë të masave.

“Zejtarët përballen me kërkesë të vogël të produkteve dhe shërbimeve zejtare, problemet me ruajtjen e likuiditetit të biznesit, mungesa e pagesës financiare të pagave dhe kontributeve për të punësuarit, stëngarkimi me taksa parafiskale, si edhe me ekonominë gri si konkurrencë jolojale e biznesit legal. Me pakon e vonuar të pestë të masave u përballëm me shumë vështirësi. Zejtarët e presin mbështetjen e paralajmëruar financiare për paga për shkurtin dhe marsin, vendimin ligjor të cilin akoma nuk e kemi. Pyetje që është parashtruar shpesh është si të mbijetojmë periudhën e ardhshme pa mbështetje financiare nga shteti”, thekson Ristovski.

Sipas Odës, u dëshmua se masë e domosdoshme për mbijetesën e shumë bizneseve zejtare është mbështetja financiare për paga për ushtruesit e pavarur të veprimtarive dhe punëtorëve në sektorin e zejtarisë.

“Pa mbështetjen financiare për pagë shumë zejtarë do të ngelen pa financa dhe nuk do të jenë në gjendje t’i mbajnë bizneset aktive gjatë periudhës së ardhshme dhe t’i mbajnë të punësuarit”, thekson Oda.

Kumtojnë se një pjesë e madhe e zejtarëve nuk mund të aplikojnë për linja kreditore pa interes të Bankës Zhvillimore për shkak të krizës kanë punuar me humbje dhe nuk i plotësojnë kushtet për aplikim.

Oda e Zejtarëve shton edhe se ndryshimi i Ligjit për TVSh për uljen e shkallës tatimore prej 18 në pesë për qind, që ishte pjesë e pakos së katërt të masave për përballje me krizën e KOVID-19, nuk ishte në pajtim me kërkesat e zejtarëve, pasi në ndryshimet dhe plotësimet hynë një numër i vogël i veprimtarive zejtare të cilat nuk janë pagues të TVSH-së.

nga kategoria