Zejdi ankohet për parking, Xhaferi: Nuk më intereson, ejani një orë më herët

140 0

Përplasje mes kryeparlamentarit Talat Xhaferi dhe koordinatorit të grupit parlamentar të ASH-AAA, Skender Rexhepi – Zejdi.

Në seancën për shtyrjen e regjistrimit dhe ndryshimin e Kodit Zgjedhor, Zejdi kërkoi pauzë njëorëshe. Është ankuar se nuk kanë arritur në kohë në seancë, pasi nuk kanë arritur të gjejnë vend për parkim.

Kërkojnë paraqitje elektronike për deputetët dhe listë të deputetëve për paraqitje për të marrë fjalën.

“Duhet të merrni parasysh faktin, se nuk kishte vende të parkimit. Deputetët u vonuan, sepse nuk kishin ku të parkoheshin. Këtë duhet ta rregulloni”, tha Zejdi.

Por, edhe pse këtë kërkesë të Zejdit e pranoi Xhaferi, sërish ky i fundit i dërgoi kritika.

U tha se obligim i tyre është të vijnë një orë më herët në punë.

“Ejani një orë më herët. Dhe kjo nuk më intereson. Ju jeni të obliguar të vini më herët. Kurse sa i takon pauzës, nëse doni të hani ushqim, shkoni në shtëpi, nuk jam i obliguar të siguroj ushqim. Në ora 16:30 kthehemi në seancës”, tha Xhaferi.

Administrator

Ky lajmë është postuar nga ana e redaksionit SMART NEWS. - Administratori

nga kategoria