Dorsa Kica Xhelili, ishte njëra nga kadidatët suprizë të këtyre zgjedhjeve në Republikën e Kosovës, shkruan Smart News TV. Duke qenë se vinte nga sektori privat si një avokate shumë e suksesshme, pa asnje lidhje me jetën publike dhe politike, prandaj mund të llogaritet si surpizra e zgjedhjeve. Doarsa Kica Xhelili vendosi që profesionalizmin e saj ta vendos në funksion të të mirës publike, e cila është e specializuar jashtë vendit dhe me pervojë disa vjeçare në profesionin e avokatisë dhe me raste të fituara mdërkombetare, sidomos në të drejtat e grave, e njohur në luftën e saj për të drejtën e punës dhe barazinë gjinore, 30 vjeçarja gjatë fushatës përskaj platformës së partisë, kishte dhe zërin dhe kauzat e saja që do ti shtyjë përpara. Pas betimit, deputetja Kica Xhelili ka dalë me një shkrim në rrjetet sociale, ku thotë se jemi veshur në të bardha në emër të simbolikës së rritjes së numrit të grave deputete në Kuvend.

“Bardh, në nder të sufrageteve të viteve të 20-ta që ngritën zërin për të drejtën e votës, duke huazuar ngjyrën e përdorur që nga fillimvitet e shekullit 20 e deri te kongresistet në SHBA në vitin 2020, si një shenjë solidariteti edhe një herë. Në nder të të gjitha grave që hapën shtegun para nesh dhe për të gjitha që do vijnë pas. Në nder të qëndresës së çdo gruaje që vazhdon të luftoj e marshoj për të drejtat e saj, përtej datës 8 mars, sepse ia imponon përditshmëria e saj. Jemi këtu për ju! Sot veshur në bardh, simbolikisht, për një premtim për luftimin e vazhdueshëm, jo simbolik por konkret, për të drejtat e juaja!”, shkruan Doarca Kica Xhelili, deputete.
Ajo ka premtuar shtytjen e grave të denoncojnë dhunën, hapja dhe funsionalizimi e zyrave për ndihmë juridike pa pagesë për gratë viktima të dhunës në familje dhe të drejtat e punëtoreve në përgjithësi. Kica Xhelili u betua në seancën e sotme parlamentare, ku u betuan edhe përbërja e tetë e Kuvendit të Kosovës. Ajo vjen si deputete e re nga Lista e Vjosa Osmanit e cila doli bashkë me atë të LVV-së.