Zayn Malik ‘shpërthen’ me kritika ndaj “Grammy Awards”

e postuar më at 12:27
84 0

Zayn kritikon “Grammy Awards” për mospërfillje të këngës së tij dhe “marrje ryshfeti”.

Zayn Malik ka dalë me kritika ndaj “Grammy Awards” për injorimin e këngës së tij të re, duke sugjeruar që ata të marrin ryshfet, shkruan Daily Mail, transmeton lajmi.net.

Këngëtari, 28 vjeç, përmes një postimi në Twitter të martën shkroi “Në dreq Grammy dhe të gjithë që janë të lidhur me të”.

“Në qoftë se nuk shtrëngoni duart dhe nuk dërgoni dhurata, nuk ka asnjë konsideratë për nominimin. Vitin tjetër do t’ju dërgoj një shportë ëmbëlsirash”, ka shkruar ai.

Zayn nuk është nominuar për Grammy të vitit 2021, që do të zhvillohen këtë të dielë.

Ai gjithashtu nuk ka qenë kurrë më parë fitues i ndonjë çmimi Grammy, si një artist solo dhe as kur ishte pjesë e One Direction.

Ai lansoi ​​albumin e tij të tretë “Nobody is Listening”, në janar, para datës së shqyrtimit të nominimeve.

nga kategoria