Zaharieva thirri zëvendës-shefin e Ambasadës Maqedonase në Sofje

65 0

Zëvendëskryeministrja dhe ministre e Punëve të Brendshme të Bullgarisë, Ekaterina Zaharieva, e ka thirrur për bisedë zëvendës-shefin e Ambasadës së Republikës së Maqedonisë së Veriut në Sofje, Vlladimir Krastrevskin.

Në këtë takim ka marrë pjesë edhe u.d. drejtoresha e Drejtorisë për Evropë Juglindore, Iva Krulleva. Diplomatët bullgarë kanë shprehur konfuzion dhe zhgënjim të tillë lidhur me fushatën negative në RMV kundër përfaqësuesit të vendit tonë në Eurovision 2021, Vasil Garvanliev.

“Bullgaria do të vazhdojë t’i bëjë të gjitha përpjekjet e nevojshme që janë në pajtueshmëri me parimet e së drejtës ndërkombëtare për t’i mbrojtur të drejtat e qytetarëve bullgarë dhe qytetarëve që deklarojnë identiteti bullgar kudo në botë”, bëjnë me dije nga Ministria e Jashtme e Bullgarisë.

Administrator

Ky lajmë është postuar nga ana e redaksionit SMART NEWS. - Administratori

nga kategoria