Zaev: Vala më e re e virusit është shumë më i rrezikshëm, prandaj është thelbësore që të kufizohet numri i kontakteve

e postuar më at 16:50
118 0

Vala e re e virusit me variantin e ri britanik të virusit korona nuk krahasohet me valët e kaluara. Virusi në këtë valë është shumë më i rrezikshëm dhe shumë shpejt po përparon, ndërsa te të sëmurët po ndodh shumë shpejt dhe gjendja po përkeqësohet papritmas, madje edhe pas kontaktit të parë. Prandaj është thelbësore që të kufizohet numri i kontakteve, vlerësoi sot kryeministri Zoran Zaevi.

“Ky është momenti kur nevojitet mobilizim i plotë i qytetarëve dhe shoqërisë për mbrojtje të shëndetit publik që është detyrim i secilit prej nesh. Duhet të konstatojmë masat nuk janë respektuar sa duhet për mbrojtje personale dhe kolektive, ndërsa veçanërisht shihet relaksim në javët e fundit”, tha Zaevi në konferencën e sotme për shtyp në Qeveri.

Ai theksoi se në këtë valë sëmuren edhe persona të rinj dhe pasojat edhe te ata mund të jenë jashtëzakonisht serioze dhe fatale, ndërsa i vënë në rrezik edhe qytetarët më të rritur të cilët nuk lëvizin sa të rinjtë për shkak të mundësisë ta sjellim virusin në shtëpi.

“Prandaj është thelbësore që të kufizohet numri I kontakteve të cilat i bëjmë të gjithë ne me njerëz të tjerë. Bël apel në emrin tim dhe në emër të Qeverisë qëndroni në shtëpi në dy javët e ardhshme dhe mos dilni nëse nuk është e nevojshme dhe assesi mos u gruponi”, potencoi Zaevi.

Kryeministri theksoi se masat për kufizim të lëvizjes në dy javët e ardhshme vendosen drejtpërdrejt para festave me qëllim që të mundësohet për ditët festive çdo qytetar dhe çdo familje t’i kalojë në paqe dhe qetësi me, siç tha, të dashurit në numër dhe në tryezë në shtëpi.

“Me masat presim të ulet ndikimi I infektimit dhe presioni mbi punonjësit shëndetësorë”, theksoi Zaevi, duke shtuar se ndërkohë normalisht do të vazhdojë procesi i vaksinimit i të sëmurëve më të rritur dhe kronik si dhe qytetarëve më të ekspozuar në infektimin e mundshëm.

Këto dy javë, porositi kryeministri, qëndroni në shtëpi me të afërmit tuaj sa mundeni më shumë dhe detyrimisht mbani maska, mbani distancë, mos u gruponi dhe mos organizoni kurrfarë festimesh.

J X

nga kategoria