Zaev: Tentuam të siguronim vaksina nga Kina edhe përmes ‘Sinohydro’, e cila ndërton autostrada në vendin tonë

e postuar më at 14:57
59 0

Kryeministri Zoran Zaev konfirmoi se Qeveria është përpjekur të sigurojë vaksina kundër kovid-19 përmes firmave private, por konsideron se nuk ka veprime të paligjshme ose qëllime të këqija, por se vetëm shfrytëzohen të gjitha kanalet e mundshme për sigurimin e vaksinave. Lidhur me paradhënien e kthyer nga Kina, ai tha se Ministria e Punëve të Jashtme kineze nuk i pranoi porositë e bëra përmes kompanive private, duke shtuar se kishin ndihmë nga “PowerChina”, kompania amë e “Sinohydro”, e cila ndërton autostrada në Maqedoni, njofton Portalb.mk.

“Unë thashë, na ndihmoi në të gjithë porosinë e ‘PowerChina’, e cila është komania amë e ‘Sinohydro’, që po ndërton rrugët në Maqedoninë e Veriut  dhe një kompani tjetër kineze për momentin dhe nuk po punon në infrastrukturë. U drejtuam përmes asaj firme, ‘PowerChina’ është një nga kandidatët, një nga nëntë kandidatët që kaluan për Çebren, kompani gjigande shtetërore në Kinë dhe, përveç ambasadës kineze, u përpoqëm edhe përmes asaj kineze që e kemi këtu, ndërsa ajo është kompania që punon këtu, “tha Zaev, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, gjatë një vizite në një objekt që është duke u ndërtuar në Shkup.

Zaev tha se në fund u vendos që të vazhdohet përmes Ambasadës Kineze, pra përmes Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kinës për të realizuar porosinë e 200.000 vaksinave nga “Sinofarm“.

“Porositë që I kemi bërë, në këtë rast me Kinën, janë me vërtetime dhe letra nga Sinofarm dhe normalisht me të gjithë dokumentacionet, të rregulluara siç janë. Janë sjellë të gjitha vendimet e nevojshme, por në fund u vendos që duhet të shkojmë përmes ambasadës kineze, përmes Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kinës që të mund të realizohej porosia prej 200.000 vaksinash. Në rastin e parë, kishim konfirmim nga Ministriakinese e Shëndetësisë, por sidoqoftë i respektojmë qëndrimet diplomatike të Kinës mike dhe prandaj porosia është përmes Ambasadës dhe Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kinës”, tha Zaev.

J X

nga kategoria