Kryeministri Zoran Zaev përmes një postimi në Facebook ka njoftuar se të Hënën në ora 13:00 është dakorduar një takim me liderin e VMRO-DPMNE, Hristijan Mickoskin.
Takimi do të mbahet në Klubin e Deputetëve, kurse siç shkruan Kryeministri Zaev, për të biseduar për çështjet më të rëndësishme në interes të qytetarëve që vendi të ecë përpara.