Zaev: Të gjitha mundësitë janë të hapura me qëllim të zhbllokimit të Kuvendit

e postuar më at 13:17
66 0

Kryeministri i vendit, Zoran Zaev nga Velesi në pyetjet e gazetarëve ka komentuar edhe bllokimin e Kuvendit. Zaev tha se të bllokohen ligjet që qytetarët presin ndihmë, nuk mund ta kuptoj. Ai më tej shtoi se për zhbllokimin e Kuvendit të gjitha mundësit janë të hapura edhe takim i liderëve.

“Është e vërtetë e pakuptimtë të bllokohen ligje të cilët kanë rëndësi jetike për ndihmë ndaj pasojave të pandemisë dhe besoj se do të ketë racionalite. Të enjten janë pyetjet për  deputetë, unë do të kem takim me kryetarine Kuvendit dhe kreun e BDI-së që të shohim mundësi të caktuara që kemi në dispozicion për zhbllokimin e Kuvendit”./SmartNews/

 

nga kategoria