ZAEV: SIGUROJMË VAKSINAT, QYTETARËT TË VAKSINOHEN

e postuar më at 14:15
73 0

Kryeministri Zoran Zaev dhe Ministri I Shëndetësisë Venko Filipçe nga Prilepi bënë thirrje për respektim të masave dhe për vaksinim të qytetarëve, vetëm në këtë formë sipas tyre do të mposhtet pandemia.

Kryeministri Zoran Zaev edhe gjatë ditës së sotme u bëri thirrje qytetarëve që të vaksinohen kundër COVID-19 pasi sipas tij, vetëm në këtë mënyrë do të mbrohet shëndeti dhe do të mposhtet pandemia. Ai njoftoi edhe për dinamikën e vaksinave të cilët priten të arrijnë gjatë Prillit dhe Majit, duke siguruar se vaksinat janë të sigurta.

ZORAN ZAEV – KRYEMINISTËR

“Sipas marrëveshjes së fundit që kemi, deri në fund të Prillit do të ketë 200,000, vaksina në përgjithësi.  Më lejoni të them edhe një herë se tremujori i dytë ka filluar, dhe në tremujorin e dytë, “Pfizer” njoftoi se do të mbërrijnë 80,000 vaksina. Ata do të ndahen në javë ose dhjetë ditë pasi të vijnë. Vaksinat nga BE do të mbërrijnë këtë muaj. Nga 651,000 për Ballkanin Perëndimor, rreth 100,000 janë për ne dhe ne presim që 20,000 ose 25,000 të parat të mbërrijnë në Prill. Presim që sasitë e ardhshme të Sputnik të vijnë në prill. Një sasi tjetër deri në 100,800 vaksina pritet të na arrijë nga mekanizmi Kovacs. 24,000 kanë mbërritur, kështu që 76,800 priten deri në fund të muajit të PriIl. 

Ministri I Shëndetësisë Venko Filipçe theksoi se për vaksinimin me “AstraZeneka” do të pritet qëndrimi zyrtar I Agjencisë Evropiane të Ilaçeve – EMA, kurse ndërkohë do të vazhdojë imunizimi I të moshuarve me këtë lloj vaksine.

VENKO FILIPÇE – MINISTËR I SHËNDETËSISË

“Pas njoftimeve të agjencisë gjermane dhe kanadeze se kishin pauzuar injektimin me këtë vaksinë për më të rinjtë, presim qëndrim zyrtar nga EMA, e cila javën e ardhshme ka një takim zyrtar. Do ta presim qëndrimin zyrtar për shkak se siguria e qytetarëve është në vend të parë.

Ministri tha kategoria e qytetarëve që janë të punësuar në infrastrukturë të rrezikshme do të injektohen me “Sputnik V”.

VENKO FILIPÇE – MINISTËR I SHËNDETËSISË

“Kategoria e qytetarëve të tjerë të punësuar në infrastrukturë të rrezikshme, më të rinjtë, të punësuarit në MPB, në Armatë dhe në institucione ku ka frekuencë të madhe të qytetarëve, vaksinimi do të jetë me Sputnik V”

Ministri I Shëndetësisë, Venko Filipçe përsëriti edhe një herë se nuk ka nevojë për vendosjen e masave të reja shtrënguese, duke shtuar se nuk ka shenja për një rritje shpërthyese të rasteve. Megjithatë ai tërhoqi vërrejtjen se sistemi shëndetësor është në presion tepër të madh, për shkak të valës së tretë, që sipas Ministrit vërrehet edhe në vendet e rajonit dhe të botës. /KlanMacedonia

J X

nga kategoria

Osmani: Diaspora regjistrohet

Posted by - 06/04/2021 0
Ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani, në Click Plus edhe një herë theksoi se diaspora regjistrohet dhe do të…