Zaev: Pres mbështetje nga të gjitha partitë për shtyrjen e regjistrimit

e postuar më at 20:05
73 0

Besoj se të gjithë do të veprojmë me përgjegjësi dhe do të gjejmë zgjidhje për të mbështetur ndryshimet në Ligjin e regjistrimit nga të gjitha partitë politike, deklaroi sot kryeministri Zoran Zaev, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarve rreth bllokadës së paralajmëruar nga Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa, të cilët thanë se nuk mbështesnin shtyrjen e regjistrimit.

“Siç u propozua Ligji për regjistrimin në Kuvend, ashtu janë propozuar edhe ndryshimet, me flamur evropian. Afatet janë të qarta. Por, natyrisht, pres që ne do të gjejmë zgjidhje për të mbështetur këtë propozim nga të gjitha partitë politike”, tha Zaev.

Zaev theksoi se nuk kishte asnjë arsye për bllokadë nga Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa dhe theksoi se kur ligji u miratua, ishin këto parti ato që propozuan që regjistrimi të shtyhej për në prill apo në qershor.

Zaev sqaroi se ata do të flasin nesër dhe beson se do të gjendet zgjidhje, duke theksuar se të gjithë duhet të qëndrojnë pas operacionit kaq të ndërlikuar dhe të rëndësishëm statistikor.

Ai shtoi se edhe pse takimi i nesërm është përcaktuar për Ligjin për shtetësinë dhe problemet që kanë qytetarët tanë me shtetësinë, por nëse është e nevojshme do të diskutohet edhe regjistrimi, në mënyrë që të harmonizohen përfundimisht të gjitha pozicionet.

nga kategoria