Zaev pas kritikave ndaj Bullgarisë dhe BE-së, flet me shpresë për gjetjen e zgjidhjes për çështjen me Bullgarinë

e postuar më at 09:54
93 0

Porosi të reja për lëvizje në marrëdhëniet mes Shkupit dhe Sofjes, pas vetos bullgare për fillimin e negociatave me BE-në. Kryeministri bullgar Bojko Borisov dje në takimin me ministrin për punë të jashtme, Bujar Osmani tha se të dy palët duhet të përgatiten për negociata të bazuara në arsye, e jo emocione, sepse mosmarrëveshjet mes dy vendeve duhet të tejkalohen në interes të gjeneratave të ardhshme, përcjell SmartNews.

Kryeministri Zaev dje në pres-konferencën e mbajtur në qendrën e partisë e përshëndeti porosinë e kryeministrit bullgar Bojko Borisov dhe shprehu kënaqësi nga ky, siç tha Zaev, gjest miqësor. Zaev shprehu bindjen se Borisov do të jetë një nga vepruesit kryesorë për gjetjen e zgjidhjes mes dy shteteve nëse rizgjidhet si kryeministër i Bullgarisë.

“Besoj se në të vërtetë, siç tha Borisov, e rëndësishme është historia që ne e shkruajmë sot, çfarë historie shkruajmë sot dhe çka do të lejmë për të rinjtë dhe gjeneratat pas nesh. Ajo është e rëndësishme. Jo se e kaluara nuk është e rëndësishme. E rëndësishme është, e respektojmë atë. Ajo është themeli i ekzistencës sonë. Por ajo është baza edhe e ardhmërisë sonë. Duhet të përqëndrohemi në të ardhmen. Unë dëshiroj që populli bullgar të sjellë vendim të mençur gjatë zgjedhjeve të ardhshme, të vendosin ashtu siç mendojnë se është më mirë dhe menjëherë pas zgjedhjeve unë pres të realizoj takim me kryeministrine Bullgarisë”, tha Zaev./SmartNews/

nga kategoria