Zaev në letrën e urimit për Kurtin: Do të sigurojmë progres të mëtejshëm në arritjen e qëllimeve të përbashkëta

e postuar më at 08:34
72 0

Është kënaqësia ime e veçantë të shpreh urimet e mia të sinqerta për rizgjedhjen tuaj  kryetar i Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe t’ju uroj suksese në kryerjen e këtij funksioni të përgjegjshëm”, ka shkruar në letrën e urimit kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, dërguar kryeministrit Kurti.

Kryeministri Zaev ka vlerësuar marrëdhëniet miqësore në mes dy vendeve, bashkëpunimi i të cilave karakterizohet nga një dialog i hapur politik, i bazuar në respekt dhe vlerësim të ndërsjellë, bashkëpunimin intensiv ekonomik dhe tregtar. Ai pret që ky bashkëpunim të vazhdohet me të njëjtën energji në periudhën e ardhshme, gjë që do të mundësojë thellimin e tyre në sfera të tjera me interes të ndërsjellë.

Në fund, kryeministri Zaev ka shprehur dëshirën për një takim sa më të shpejtë me kryeministrin Kurti.

 

J X

nga kategoria