Zaev-Mickoski, është biseduar edhe për metodologjinë! “Do të ketë vetëm ndryshime teknike, jo strukturore”

85 0

Kryeministri Zaev e pranoi se në takimin me Mickoskin kanë biseduar edhe për ndryshime në metodologjinë e regjistrimit, por tha se është biseduar vetëm për ndryshime teknike të regjistruesve, të cilët mund të punësohen në ndërkohë, ndërsa kushti për tu pranuar si regjistrues ka qenë që aplikuesi të jetë i pa punësuar. Por Zaev theksoi se nuk mund të bëhen ndryshime thelbësore, sepse siç shtoi, është e pa lejueshme të ndërhyhet në strukturën e metodologjisë.

“Bëhet fjalë për çështje teknike, për shkak se është e palejueshme të ndërhyjmë në thelbin dhe strukturën e metotologjisë, sepse ajo është e vërtetuar nga eurostat dhe gjithsesi është e vërtetuar nga të gjitha partitët tjera politike, në fakt edhe z. Mickoski kërkoi që pikërisht ato çështje teknike të jenë të zgjidhura. Për atë shkak mbrëmë njoftova, e pash kishte sulme ndaj tij, se nuk është kërkuar metodologjia ose diçka e tillë. Ne biseduam edhe për këtë punë dhe besoj që së bashku me Entin për statistika do të zgjidhen këto çështje teknike”, tha kryeministri Zaev.

Administrator

Ky lajmë është postuar nga ana e redaksionit SMART NEWS. - Administratori

nga kategoria