Zaev: Me qasjen bullgare, BE do të pushoj së ekzistuari

e postuar më at 16:58
77 0

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, ka përdorur tone të ashpra në adresë së fqiut Bullgarisë.
Në një deklaratë të tij gjatë qëndrimit në Luksemburg, ai tha se vetoja bullgare paraqet shenjë mosrespekti ndaj Maqedonisë, megjithatë shtoi se vendi është i përkushtuar në rrugëtimit drejtë BE-së, transmeton Zhurnal.

“Qëllimi kryesor është zgjidhja e dallimeve historike në interpretimet e Sofjes dhe Shkupit. E kam patjetër të them se me këtë qasje BE do të pushoj së ekzistuari. Europianët shohin drejt së ardhmes dhe jo në të kaluarën”, tha Zaev.

Mëngjesin e sotëm, kryeministri bullgar Bojko Borisov takoi në aeroportin e Sofjes ministrin e Jashtëm të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani të cilit i ka thënë se të gjitha kundërthëniet mes Bullgarisë dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut detyrimisht duhet të zgjidhen, sepse gjeneratat e ardhëshme asnjëherë nuk do të na e falin, nëse lëshojmë këtë mundësi të madhe.

“Ne por edhe ju, duhet të përgatitemi për negociata të arsyeshme, duke përjashtuar emoconet. Qëllimi gjeostrategjik I Bullgarisë lidhur me këtë çështje është gjetja e një vullneti politik”, ka thënë Borisov i cituar nga BGNES.

J X

nga kategoria