Zaev: Më lehtë është të anuloni diçka, sfidë është ta realizoni – regjistrimi sjell politika për jetë më të lumtur

e postuar më at 21:45
70 0

Të gjithë themi se nuk e dimë kur do të përfundojë pandemia, askush as nuk di të përgjigjet në atë, por ne edhe i bëjmë dëm shtetit, shpenzojmë kush e di sa para sepse nuk kemi regjistrim, është një mjet i cili shfrytëzohet në çdo 10 vjet për bërje të politikave efikase, politikave për zhvillim të ekonomisë, politikave për standard më të mirë dhe qytetarë më të lumtur.

E dini, më lehtë është diçka të anuloni, pyetje është nëse do të pranoni sfidë për ta realizuar, theksoi kryeministri Zoran Zaev, në lajmet e televizionit Sitel.

Ai ka bërë krahasim me përpjekjet e opozitës vitin e kaluar t’i anulojë zgjedhjet parlamentare deri në një kohë të pacaktuar, por në situatë të tillë të pasigurisë askush nuk e di se si do të jetë kriza shëndetësore vitin e ardhshëm.

“Zgjedhjet i anuluam deri në korrik, opozita ka thënë se do të jenë në shtator, ndërsa si ishte situata në vjeshtë? E pandryshuar ishte. Duke marrë parasysh se askush nuk mund të garantojë se si do të jetë situata për gjashtë muaj ose deri në një vit, atëherë pse të anulojmë. Atë që mund ta bëjmë sot, të mos e anulojmë për nesër. Shtetet tjera anulojnë sepse kanë pasur regjistrime para dhjetëra viteve, ndërsa ne? Ne e kemi pasur në vitin 2002 regjistrimin e fundit”, përfundoi Zaev.

nga kategoria