Zaev me arsyetime banale për mjetet e harxhuara nga buxheti: Asgjë nuk është blerë pa arsye

e postuar më at 14:00
86 0

Softueri për shkelje në komunikacion është i blerë me arsye, e atë do ta dëshmojmë me dokumente, u përgjigj kryeministri Zoran Zaev në pyetjet e gazetarëve në lidhje me furnizimet për nevojat e MPB-së për shkeljet në komunikacion që është blerë nga ana e Dragi Rashkovski në kohën e tij si sekretar gjeneral i Qeverisë, gjë që shkaktoi shumë reagime dhe dyshime për furnizimet publike pasi që edhe pas tetë muajsh ende nuk është në shfrytëzim, përcjell SmartNews.

“Asgjë nuk është kryer pa arsye, nuk na është kujtuar neve duke qëndrua në Qeveri, të bëjmë softuer”, tha Zaev duke cekur dyshimet e publikut për softuerin e blerë, edhe pse për atë akoma nuk janë bërë ndryshime dhe harmonizime të rregullave për vënien në funksion të tyre.

“Të gjitha furnizimet që janë kryer janë në një llogari. Ajo është llogaria e Sekretariatit gjeneral, nuk ka llogari tjetër te kryetari i Qeverisë.”, u shpreh Zaev duke larguar përgjegjësinë nga vetë posti i kryeministrit.

Kryeministri u mbrojt duke u munduar ta arsyetojë në mënyrën më të thjeshtë se softueri është blerë për shkeljet në komunikacion, duke thënë se me dokumente do të dëshmojnë pse është blerë softueri që duhet të përdoret në MPB/SmartNews/

nga kategoria