Kryeministri Zoran Zaev konsideron se çështja lidhur me atë që një numër i caktuar i personave në shtet nuk mund të marrin shtetësi është diçka që duhet të zgjidhet, por, siç theksoi, për atë nevojitet të sillet një[ zgjidhje e qëndrueshme. Ai paralajmëroi se që nga e hëna mund të ulet, të bisedohet dhe e përpjekje të përbashkëta të gjendet zgjidhje.
“Ja, të propozoj të ulemi të hënën, të martën, të mërkurën, në fillim të javës së ardhshme, do të vij unë, ministri I Drejtësisë, ministri I Punëve të Brendshme dhe nëse ka ndonjë institucion tjetër kompetent për këtë çështje, së bashku me përfaqësuesit e opozitës dhe të pushtetit do të zgjedhim, të ulemi dhe ta zgjidhim çështjen. Do të thërras ekspertë nga shërbimi amë, nga MPB-ja, nga kabineti im, do të përgatitemi paraprakisht me ide, ju që keni ide, të gjithë së bashku të ulemi dhe ta zgjidhim këtë çështje”, tha Zaev duke u përgjigjur në pyetjen e deputetit Elmi Aziri nga Aleanca për shqiptarët.