Zaev i bie pishmanit për mbështetjen ndaj BDI-së, nuk përjashtohet mundësia e riorganizimit të Qeverisë

e postuar më at 09:47
26 0

Kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev shprehet jo i kënaqur që në disa komuna kanë mbështetur kandidati nga radhët e BDI-së. Ai thekson kryetarin e Strugës, Ramiz Merko për të cilët janë ‘djegur’.

Në intervistën e tij për Radio Evropa e lirë, Zaev flet edhe për mundësitë e koalicione pas zgjedhjeve, për menaxhimin me krizën e coronavirusit, për mënyrën se si do të zhvillohet procesi arsimor. Ai po ashtu shprehet jo i kënaqur nga administrata për të cilën thotë është penguese më e madhe e gjyqësisë.

Në pyetjen për cilin nga funksionarët e BDI-së i vjen më së shumti keq për mbështetje, ai përmend Ramiz Merkon.

“Zotëri Merkoja. Më vjen keq, është e thjeshtë. Si ka mundësi të veprojë kryetari i Ohrit ndaj objekteve pa leje, në Sturgë nuk veprohet”, tha Zaev.

Ai theksoi se koalicioni me BDI-në pas zgjedhjeve parlamentare të vitit 2016 ka qenë i domosdoshëm për shkak të mandateve dhe se nuk ka qenë e dëshirueshme. Zaev po ashtu theksoi se nuk do të jetë pas këtyre zgjedhjeve lokale..

“Fituam 49 deputetë pas bombave, pas zbulimit të gjithë regjimit dhe krimit dhe përveç BDI-së, nuk mundej të bëhej shumica për shkak se partitë tjera kishin më pak deputetë. Tashmë nuk ka se si do të në çojnë rezultatet te BDI-ja, për arsye se kundërshtari i BDI-së, Aleanca për Shqiptarët kanë gati njëjtë mandate me BDI-në dhe neve na japin mundësi për të zgjedhur”, tha mes tjerash Zaev.

nga kategoria