Zaev: Gjatë blerjes së softuerit për komunikacion nuk është shkelur asnjë procedurë e furnizimit publik

115 0

Gjatë furnizimit me softuerin për komunikacion nuk është shkelur asnjë procedure për furnizime publike, nuk është konstatuar kurfarë konflikti i interesave. Qeveria punon sipas standardeve më të larta profesionale, në mënyrë transparente, etike, ligjore, tërësisht për të gjitha procedurat ashtu edhe për këtë.

Këtë sot e deklaroi kryeministri Zoran Zaev në përgjigje të pyetjes së deputetit të VMRO-DPMNE-së, Aleksandar Veljanovski, nëse do të kërkohet përgjegjësi për këtë furnizim publik për të cilin përmendet funksionari qeveritar, Dragi Rashkovski.

Tha se Prokuroria publike dhe KSHPK i janë drejtuar Qeverisë dhe se shërbimet kanë urdhër të veprojnë me të gjitha informatat dhe procedurat për tërë këtë furnizim të softuerit, duke vlerësuar se llogaridhënia dhe transparenca plotësisht është pjesë e punës së Qeverisë.

Përsëriti se softueri është përpunuar nga FSHIIK dhe Shoqata “Invoka” SHPKNJP Shkup është plotësisht i aftë, testuar, dorëzuar me kod burimor i cili është i dedikuar për ndjekje të të gjitha shkeljeve.

Theksoi se është bërë testim i softuerit me ç’rast është konstatuar tërësish funksional dhe efikas dhe se do të vihet në funksion kur për atë do të bëhen sinkronizimet e nevojshme me bazat e të dhënave nga institucionet, që duhet ta plotësojnë punën e tij dhe harmonizimet e nevojshme ligjore.

Bëri thirrje edhe të kumtohen publikisht të gjitha hollësitë nga hetimi I Prokurorisë publike dhe Korrupsioni shtetëror për parandalim të korrupsionit për këtë furnizim publik.

Lidhur me procedure “Leonardo”, Zaev theksoi se është kryer me hetim të plotë në të cilin është konstatuar se furnizimi publik i sistemit të radarit dhe të gjitha procedurat paraprake janë përfunduar gjithashtu gjatë pushtetit të VMRO-DPMNE-së, kur drejtor, siç tha Zaev, ishte babai I ish-ministrit të Punëve të Jashtme, Nikolla Poposki.

Lidhur me pyetjen se kompania “Jelak gradba” e biznesmenit malazez Miodrag Davidoviq Daka e cila e bleu pronën dhe mori vendim për revitalizim të tokës ndërtimore në hyrje të Tetovës, Zaev përsëriti se e tërë procedura është transparente dhe vetëm paratë, siç theksoi, që përmenden, janë para të dhëna gjatë VMRO-DPMNE-së.

Përkujtoi se lënda “Shik Jelak” në Tetovë është lëndë që po mbijeton në shtet 2011-2012. Daka është pronar I shumicës së aksioneve të “Shik Jelak” që prej vitit 2012-2013. Udhëheqë procedure për blerje të pjesës tjetër nga shteti, të filluar në vitin 2015-2016.

Shteti e publikon me anë të konkursit publik pjesën e vet dhe ajo bëhet pronare edhe e asaj pjese. Qëllimi i atij plani për shkak të zgjerimit të ardhshëm të Tetovës jashtë pjesës së dendur urbane në qytet është pjesë e politikave tël qytetit të Tetovës janë me qëllimin përfundimtar, relaksimin e presionit që bëhej në pjesën qendrore dhe rritjen e Tetovës nëpër periferitë e saj, tha Zaev.

Administrator

Ky lajmë është postuar nga ana e redaksionit SMART NEWS. - Administratori

nga kategoria