Zaev: Furnizimi me vaksina ka shkuar nëpërmjet firmave private, por edhe nëpërmjet “China Power”

e postuar më at 12:45
100 0

Po, kemi bërë porosi, na ka ndihmuar “China Power” e cila është ndërmarrja amë e ndërmarrjes që bën ndërtimin e rrugëve të Maqedonisë. “China Power” është një nga kandidatët për ndërtimin e Çerbenit, kompani e madhe, pronë shtetërore e Kinës dhe atje u munduam nëpërmjet të amdasadës sonë edhe me kontaktet që i kemi këtu, u shpreh kryeministri Zoran Zaev në lidhje me procedurat dhe mënyrën e furnizimit me vaksina për Covid-19, përcjell SmartNews.

“Plotësisht i mohoj të gjitha qëllimet e këqija dhe veprimet joligjore gjatë blerjes së vaksinave, kishim letra të interesit nëpërmjet shumë kompanive private, jo vetëm në Kinë vetëm e vetëm që qytetarët sa më parë të kenë vaksina, e shkuam nëpërmjet kompanisë gjigante “China Power”, u përgjigj Zaev në lidhje me shkrimet e gazetës italiane “La Verita” se pushteti i Maqedonisë së Veriut kanë ndërmjetësuar bisedime me kompaninë kineze “Sinofarm” nëpërmjet të një firme fantazmë në Hong Kong gjë që qenka shkaku i mosdhënies së vaksinave nga ana e Kinës.

Zaev tha se në fund është vendosur që vaksinat të blehen nëpërmjet ambasadës kineze dhe Ministrisë për punë të jashtme të Kinës./Smartnews/

nga kategoria