Zaev fajëson ‘Detyrimet ndaj NATO-s’ për fiaskon me vaksinat

e postuar më at 11/03/2021
213 0

I turpëruar për programin e dështuar të vaksinave të Maqedonisë së Veriut, kryeministri Zoran Zaev ka fajësuar detyrimet strategjike Euro-Atlantike për paaftësinë e tij për të siguruar vaksina nga Kina dhe Rusia – një deklaratë të cilën nga NATO kanë refuzuar ta komentojnë.

Ditën e djeshme nga NATO refuzuan të komentojnë deklaratat e kryeministrit Zaev se detyrimet ndaj NATO-s kanë penguar blerjen në kohë të vaksinave për Covid-19, përcjell SmartNews.

“Ne nuk do të komentojmë vërejtjet që i emërohen Kryeministrit të Maqedonisë së Veriut”, zyrtar i NATO-s u përgjigj për BIRN të mërkuren, duke shtuar: “NATO nuk mer qëndrime për strategjitë kombëtare të vaksinimit. Ajo mbetet çështje kombëtare, sovrane”

Ky ishte reagimi nga NATO pas deklaratës së Zoran Zaev se detyrimet ndaj NATO-s e kanë penguar në blerjen e vaksinave kineze ose ruse në kohë, siç bëri Serbia.

“Ne jemi të ndryshëm nga Serbia sepse qytetarët tonë vendosën të jemi pro-NATO, kështuqë ne i marrim vendimet tona në pajtim me detyrimet tona strategjike dhe mbase Serbia, si shtet politikisht-ushtarakisht neutral, kishin mundësi të nënshkruajnë kontrata drejtpërdrejtë me shtete që nuk janë anëtarë të BE-së ose NATO-s, si për shembull Kina ose Rusia”, tha Zaev në një intervistë ditën e martë.

Zaev shtoi se kjo strategji ka ndryshuar meqë bota kuptoi mungesën e vaksinave. “Më pas u zhvillua strategji se kjo është një e drejtë sovrane dhe ne vepruam menjëherë duke bërë porosi nga Kina dhe Rusia”, shtoi Zaev.

nga kategoria

Salaaaaah, tjetër gol në derbin Arsenal – Liverpool

Posted by - 03/04/2021 0
https://twitter.com/DamnStraightFam?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1378444230176206855%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Findeksonline.net%2Fsalaaaaah-tjeter-gol-n1e-derbin-arsenal-liverpool%2F Golin për 2 me 0 e shënoi sulmuesi egjiptian, Momo Salah në minutë e 68’të, shkruan IndeksOnline   Kujtojmë…
pg slot