Zaev do të takoj të hënën dyshen Sela-Gashi për ligjin për shtetësi

e postuar më at 15:33
72 0

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev do të takoj të hënën dyshen politike shqiptare, më saktë krerët e koalicionit ASH-AAA, Ziadin Sela dhe Afrim Gashi, në përpjekje për të gjetur zgjidhje për ligjin për shtetësi që mban të bllokuar Kuvendin, transmeton Zhurnal.

Lajmin e kanë konfirmuar burime të sigurta të cilat i kanë thënë Alsatit se takimi do të zhvillohet në Kuvend me fillim nga ora 11:00.

Në takim përveç liderëve do të jenë të pranishëm edhe koordinatorët e grupeve parlamentare, Skender Rexhepi (ASH-AAA) dhe Jovan Mitrevski (LSDM).

 

J X

nga kategoria