Zaev: Çka nëse e shtyjmë, për kur ta shtyjmë Regjistrimin e popullsisë?

e postuar më at 14:23
71 0

Në një vlerësim të dhënë në lidhje me mundësinë për shtyrje të procesit të regjistrimit të popullsisë, kryeministri i RMV-së Zoran Zaev shprehu qëndrimin e tij se regjistrimi duhet patjetër të realizohet këtë pranverë dhe nuk pajtohet me asnjë shtyrje të mundshme, përcjell SmartNews.

Sipas tij, gjendja me virusin dhe rrjedhat e pandemisë së Covid-19 janë tepër të paparashikueshme, kështu që nuk duhet të humbet kohë dhe ky operacion statistikor duhet të realizohet, që të mos vijë në rezik regjistrimi i popullsisë për tërë vitin kalendarik.

“Çka nëse shtyjmë. Për kur të shtyjmë regjistrimin? Për 10 vite? Nuk mund të shtyhet as për maj ose qershor. Në ato muaj njerëzit janë në pushime. Në shtator është fushata zgjedhore, tetor janë zgjedhjet. Duhet ta kryejmë regjistrimin. Duhet të marrim përgjegjësinë në duart tona.”, përfundoi Zaev./SmartNews/

nga kategoria

13 vite burg për Naser Eshtrefin

Posted by - 26/03/2021 0
Gjykata Penale e Shkupit në rigjykimin e rastit “Angel Petrkovski” ka dënuar me 13 vite burg të akuzuarit Naser Eshtrefoi,…