Zaev-Borisov: Zgjidhja e çështjeve historike nuk duhet të shtyhet

e postuar më at 12:12
84 0

Vendimet që Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria duhet t’i ndërmarrin në frymën e Marrëveshjes për fqinjësi të mirë dhe miqësi nuk guxon të shtyhen – si në emër të historisë së përbashkët, ashtu edhe në emër të ardhmërisë së përbashkët evropiane të të dy shteteve.

Ky është konstatimi i arritur nga kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev dhe homologu i tij bullgar Bojkjo Borisov. Lajmin për bisedën telefonike të realizuar këtë mëngjes, e publikuan në facebook të dy kryeministrat, përcjell SmartNews

Në profilin e tij, kryeministri bullgar publikoi se e ka uruar Zaevin për rizgjedhjen e tij në krye të LSDM-së. Ndërsa Zaev i ka dëshiruar sukses Borisovit në zgjedhjet e ardhshme parlamentare në Bullgari.

Por, porosia kryesore të cilën e dërguan dy kryeministrat, pas periudhës së gjatë të mosmarrëveshjeve të ndërsjella dhe tensioneve rreth çështjeve historike, të cilat u bënë pengesë në rruhën drejt BE-së, është se përgjigjet për pyetjet mes vendeve fqinje përmbahen në Marrëveshjen për fqinjësi të mirë dhe miqësi./SmartNews/

nga kategoria