Zaev: BE të përmbushë premtimet për Ballkanin Perëndimor

e postuar më at 12/03/2021
82 0

Zaev në forumin ekonomik në Tiranë: Asnjëherë nuk do të diskutojmë sende që nuk mund të diskutohen, përcjell SmartNews.

Bashkimi Evropian t’i përmbushë premtimet për Ballkanin Perëndimor, porositi kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, i cili sot mori pjesë në panelin e mëngjesit të forumit ekonomik të tretë në Tiranë me temën “BE dhe Ballkani Perëndimor: përmbushja e premtimeve të shumëpritura”, i cili për shkak të pandemisë u mbajt online.

Zaev tha se Maqedonia e Veriut është shteti i parë që ka nënshkruar Marrëveshjen për Stabilizim-Asocim në vitin 2001. Vetëm 4 vite më vonë u bë shtet kandidat për anëtarësim në BE, ndërsa në vitin 2009 pranoi rekomandimin e parë pozitiv për fillim të negociatave me BE-në. Por, 16 vite më vonë jemi në pritje për në BE.”, tha Zaev.

Kryeministri tha se detyra e tij është të sjellë vendime të rënda dhe guximtare, në interes të qytetarëve. Prandaj, pata 4 vitesh u hapën çështjet më të hidhura diplomatike me shtetet fqinje në frymën e fqinjësisë së mirë, politikës moderne të shumë anshme dhe dëshirës për një rajon të bashkuar që prosperon me guxim. /SmartNews/

 

nga kategoria

Parashikimi i motit për sot

Posted by - 05/04/2021 0
Moti sot do të jetë me diel dhe vranësira lokale. Do të fryj erë mesatare nga drejtimi juglindor. Temperatura minimale…