Categories: LajmeLajme ditore

Z.Ministrja Ismaili merr pjesë në përurimin e pikë-kalimit të përbashkët kufitar “Hani i Elezit – Bllacë”

 

Zëvendësministrja e mbrojtjes, Elfete Ismaili, ka marrë pjesë në ceremoninë zyrtare të përurimit të pikë-kalimit të përbashkët kufitar “Hani i Elezit – Bllacë”, që u mbajt sot në kufirin ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës.

Ngjarja shënon një hap të rëndësishëm drejt lehtësimit të lëvizjes ndërkufitare dhe forcimit të bashkëpunimit rajonal mes dy vendeve. Të pranishëm në këtë ceremoni ishin kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, dhe kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, si dhe përfaqësues të lartë institucionalë dhe politikë nga të dyja shtetet.

Z.Ministrja Elfete Ismaili theksoi rëndësinë strategjike të këtij projekti për qytetarët dhe për zhvillimin ekonomik e social të rajonit, duke e cilësuar pikë-kalimin e përbashkët si një simbol konkret të bashkëpunimit të ndërsjellë.

“Ky pikë-kalim do të jetë jo vetëm një urë lidhëse mes dy shteteve, por edhe një dëshmi e përkushtimit tonë të përbashkët për një rajon më të hapur, më të bashkuar dhe më të zhvilluar,” deklaroi Ismaili.

admin

Recent Posts

Aleanca për Shqiptarët: Decentralizimi dhe Siguria Publike, shtylla të një shteti funksional

Aleanca për Shqiptarët rikujton se pika e tetë e Platformës Kombëtare e saj përqendrohet te…

5 hours ago

“Sipas dinamikës së Bilall Kasamit, stadiumi i Tetovës do të ndërtohet në vitin 2050” JA KONTRATA dhe DINAMIKA

Para disa ditësh, kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami deklaroi se në muajin tetor,…

6 hours ago

Çair nxjerr në Shesh kontraditat dhe dobësinë e VLEN-it

Nga Liridon Ramadani Mbrëmë në Çair u bë hapja e shtabit zgjedhor, dhe për mua…

9 hours ago

AKI-Tetovë akuzon Kasamin për keqmenaxhim me rrugët 185 dhe 186

Aleanca Kombëtare për Integrim (AKI) – Tetovë ka reaguar sot publikisht, duke akuzuar kryetarin në…

10 hours ago

Daku: Ndaj Serbisë do të kemi qasje tjetër

Futbollisti i Kombëtares, Mirlind Daku, menjëherë pas ndeshjes së Letonisë ka nisur të mendojë për…

10 hours ago

Osmani zbulon një të dhënë tronditëse: Më shumë se 4 milionë euro në vit shpenzon Çairi për punësime fiktive të aktivistëve

Bujar Osmani, kandidat për kryetar të komunës së Çairit, sot kritikoi ashpër pushtetin aktual lokal…

11 hours ago