Smart News

Xhulian Shabani me “SynopsisAds” projektin e radhës me Luizin (FOTO)

Producenti dhe një nga emrat eminent të marketingut, Xhulian Shabani me kompaninë e tij “SynopsisAds” nga Shkupi do ti bëj videoklipin e radhës këngëtarit dhe figurës së njohur të shoubizit Luiz Ejlli.

Xhuliani me ekipin e tij do të përkujdeset për videoklipin për këngën “Kiara” të Luiz Ejllit, këngëtarit të famshëm që ka pushtuar rrjetet sociale dhe botën e shoubizit shqiptar me Big Brother VIP Albania.

“Kthehem me një pikënisje e më të fortë se më parë!Regjia ime, së bashku me ekipin tim te SynopsisAds do bëjm video klipin e Luiz Ejli, për këngën “Kiara”. Kjo është një kënaqësi e madhe për mua, sepse tregon se vlerat e një artisti nuk vdesin kurrë, por ushqehen nga puna e palodhshme dhe angazhimi i ekipit të talentuar!
Pauza e shkurtër në pjesën e showbizit ishte e nevojshme, por tani jam më gati se kurrë për të kthyer me fuqi të dyfishtë dhe me projekte mahnitëse. Një përshëndetje e veçantë për të gjithë ju nga Luiz Ejli për shqiptarët e Maqedonisë së Veriut mê tha qe ju don 😊.
Faleminderit për mbështetjen tuaj të palodhur dhe për pjesëmarrjen në këtë udhëtim me mua. Ju premtoj që do të vazhdoj të jap më të mirën dhe të shkëlqejmë së bashku!”, ka shkruar  kumanovari Xhulian Shabani. (INA)

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=pfbid0FcSWoHZMugaXTQnBZGp7j7dEb9xZBqdNzjGsVJLX9k3m21LF6gSx2zksCu6rmYkNl&id=1492321566&mibextid=qC1gEa

Exit mobile version