Xhudistja kosovare Distria Krasniqi më e mira në botë në kategorinë -48 kg

e postuar më at 18:39
102 0

Federata Ndërkombëtare e Xhudos ka publikuar 10 xhudistet me të mira në botë për kategorinë -48 kg, ku Distria Krasniqi mban bindshëm vendin e parë. Distria Krasniqi qëndron në vendin e parë në këtë kategori me 8915 pikë, duke lënë prapa shumë xhudiste të njohura botërore.

Në vendin e dytë qëndron Daria Bilodid nga Ukraina me 4895 pikë dhe në vendin e tretë është japonezja Funa Tonaki me 6935 pikë. Urantsetseg Munkhabat në vendin e katërt, e ndjekur nga Paula Pareto dhe Melanie Clement.

nga kategoria