Shkruan: Jeton Xhemaili nga kabineti i Taravarit
Ka nje dallim në mes filozofisë së Aleancës për Shqiptarët dhe të tjerëve. Përderisa Aleanca si grupacion i formuar nga PDSh-ja, thjesht e ka shuajtur PDSh-në dhe e ka larguar nga skena politike duke e bërë faktor inekzistent, këta satelitët e BDI-së gjithëçka që kanë bërë, ka qenë në drejtim të mbajtjes dhe forcimit të BDI-së në skenën politike
Ky, pra, është dallimi në mes “derivatit” të PDSh-së dhe të gjithë derivateve të BDI-së. Madje këta nuk mjaftohen të jenë satelitë, por vrapojnë kush i pari do të formojë nënsatelitin e vet, që të duken si shërbyes akoma më të devotshëm.