Smart News

Xhelili kundër “grushtit të privilegjuar”: Mos e shkelni kontributin e të ndershmëve në ASH!

Në një reagim ndaj zhvillimeve të fundit në Aleancën për Shqiptarët, analisti politik Zudi Xhelili ka kritikuar ashpër përpjekjet për të përkufizuar partinë nga “një grusht funksionarësh të privilegjuar dhe pa merita”, duke e cilësuar këtë si një padrejtësi të rëndë ndaj kontributit të strukturave të sinqerta brenda ASH-së.

“Si ka mundësi që ASH, me në krye Arben Taravarin, që kreu një mision të guximshëm dhe solli ndryshimin e shumëpritur, tani të përpiqet të përkufizohet nga një grusht funksionarësh të privilegjuar e pa merita?”, ka pyetur Xhelili në një deklaratë publike.

Ai ka shprehur habinë dhe zhgënjimin e tij ndaj asaj që e quan “riformatim të qëllimshëm të realitetit”, duke theksuar se:

“Si ndodhi që ata që nuk i joshi pushteti dhe qëndruan në krah të së drejtës, sot shpallen si ‘devijim’, ndërsa të tjerët si ‘themelorë’?!”

Xhelili i quan këto veprime “marëzira të shpifura” që sipas tij, shkelin mbi sakrificën dhe kontributin e qindra aktivistëve të ndershëm të Aleancës për Shqiptarët.

“E vërteta nuk mund të mbulohet me propagandë,” përfundon ai reagimin, duke kërkuar që historia dhe qëndrimet parimore të mos shtrembërohen për interesa të ngushta politike.

Exit mobile version