Xhaferi: Pranova Ndryshimin e ligjit për Regjistrimin e popullsisë, e ktheva për shkak të mungesave formale

e postuar më at 31/03/2021
236 0

Në konferencën për shtyp të mbajtur sot,pas takimit me koordinatorët e grupeve parlamentare, kryetari i Kuvendi të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi vlerësoi gjendjen e deputetëve dhe vaksinimin e tyre dhe informoi për dy ligjet e dorëzuara në kabinetin e tij, atë për ndryshimin e Ligjit për regjistrimin e popullsisë dhe Ligjin për Kodin zgjedhor, përcjell SmartNews.

“Të ngritemi mbi atë që është partiake,të reflektojmë për nevojat e funksionimit të Kuvendit. Ne si deputetë jemi pjesë të qytetarëve dhe nuk duhet të krijojmë prioritet për ne, vaksinimi le të rrjedhë si procedurë e rregullt sipas grup moshave të qytetarëve”, tha Xhaferi.

Xhaferi tha se do të vazhdohet koordinimi me deputetët për punët që kanë mbetur pa përmbyll, duke shtuar se ka pranuar dy projekt ligje që janë dorëzuar dje dhe për aspekt formal siç parasheh rregullorja, u janë kthyer propozuesve që t’i përmirsojnë lëshimet formale.

“Ligji për regjistrim të popullsisë, nuk i kishte të gjitha elementet, ka mungesa formale supozoj për shkak të kohës së shkurtë dhe Ligji për kodin zgjedhor që të mund të futen në procedurë parlamentare.”, shtoi Xhaferi.

Për Ligjin e regjistrimit tha se ata që kanë qenë bashkëbisedues në negociatat për ligjin dhe rrjedhën e regjistrimit dhe se nuk kanë pasur sukses për shkak se ai nuk ka qenë i përfshirë në negociata dhe se në këtë mënyrë vjen që çështja e ligjit në fjalë do të vijë në afat të ngushtë./SmartNews/

nga kategoria