Xhaferi nuk përgjigjet se pse nuk u ndërtuan 8 sallat sportive në Tetovë thotë “nuk jam përfaqësues i BDI-së”

Kryeministri teknik i cili vjen nga radhët e Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Talat Xhaferi nuk përgjigjet se pse nuk u realizua ndërtimi i tetë sallave sportive në shkollat fillore të Tetovës, i cili është premtim në programin zgjedhor të vitit 2020/24 të BDI-së, shkruan Portalb.mk.

I pyetur për këtë në një promovim të rrugës në fshatin Gllogjë të Komunës së Tearcës, Xhaferi refuzoi të përgjigjet.

“Do shkoni deri në Reçicë, deri në Reçicë do shkoni, po më pyetni mua për BDI, nuk jam përfaqësues i BDI-së unë. Po vij nga radhët jam kryeministër nuk jam përfaqësues i BDI-së… Fola për tjetër send pak më herët, për programin zgjedhor nuk e përfaqësoj”, tha Xhaferi.

Megjithatë “Reçica” të cilës i referohet Xhaferi, apo nga selia e BDI-së nuk përgjigjet në pyetjet gazetareske të Portalb.mk.

Në heshtje qëndrojnë edhe nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës e cila udhëhiqet nga kuadro të BDI-së.

Në programin zgjedhor 2020-2024 të zgjedhjeve të fundit parlamentare me të cilin garoi BDI, te pjesa e projekteve kapitale në arsim përmendet ndërtimi i tetë sallave sportive në shkollat fillore të Tetovës.

Sipas programit sallat sportive do fillonin të ndërtoheshin në vitin 2020 dhe do të përfundonin në vitin 2024 për këto shkolla: “Bratstvo Migjeni”, “Andrea Saveski Kikish”, “Kirili dhe Metodi”, “Liria”, “Naim Frashëri”, “Istikball”, “Rilindja” në Sellcë dhe “Gjergj Kastrioti” në Xhepçisht.

Sot, katër vite më vonë në terren nuk janë realizuar shtatë nga këto salla sportive.

Sallë sportive është ndërtuar vetëm në shkollën “Andrea Saveski Kikish”, ku shumica e nxënësve janë maqedonas.

Mungesën e sallave sportive nxënësit dhe arsimtarët e këtyre shkollave e ndjejnë më tepër gjatë stinës së vjeshtës dhe dimrit kur ora e edukatës fizike duhet të zhvillohet brenda.

Admin01

Recent Posts

Taravari: Epërsia e AKI ndaj VLEN do të jetë mbi dy me një

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, pas mbledhjes së pestë të Kuvendit Qendror të…

4 hours ago

Arben Taravari: Të gjithë ecim të bindur drejt Fitores së Tetorit!

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, në një postim në rrjetin social facebook, ka…

5 hours ago

Taravari: Nuk ka kthim për Azir Aliun dhe Arben Fetain në ASH

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, pas mbledhjes së pestë të Kuvendit Qendror të…

5 hours ago

Flakron Bexheti zgjidhet nënkryetar i katërt i ASH-së

Në Kuvendin e Aleancës për Shqiptarët është zgjedhur nënkryetari i katërt i partisë, Flakron Bexheti.…

5 hours ago

Rekord jetëgjatësie në Japoni, gati 100 mijë persona mbi 100 vjeç!

Japonia numëron tashmë gati 100.000 qytetarë që kanë mbushur 100 vjeç apo më shumë, sipas…

9 hours ago

Asambleja e Përgjithshme e OKB mbështet krijimin e shtetit të pavarur palestinez

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara miratoi sot një rezolutë historike që mbështet krijimin…

9 hours ago