Xhaferi mbetet në qëndrimin të votohet rendi i ditës së seancës së 36-të, dhe pastaj ligjet prioritare antikrizë

116 0

Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi tani për tani mbetet në qëndrimin se deputetët duhet fillimisht ta votojnë rendin e ditës të seancës së 36-të dhe në këtë rast të konfirmohen pikat prioritare për votim, e jo, siç kërkon VMRO-DPMNE, të mbahet seancë e veçantë në të cilën do të votoheshin vendimi për vazhdimin e gjendjes së krizës në kufirin jugor dhe verior dhe tre ligjet lidhur me masat antikrizë për Covid-19.

Nga Kabineti i Xhaferit për MIA-n thonë se në konferencën për shtyp të hënën kryetari i shtëpisë ligjdhënëse ka elaboruar pse duhet të jetë kështu duke u thirrur në nenet e Rregullores për punë të Kuvendit dhe se në çështje shtesë lidhur me këtë temë do të përgjigjet në brifingun e nesërm të rregullt me gazetarët.

“Seancat plenare thirren mbi bazë të nenit 68 të Rregullores për punë të Kuvendit. E kam thirrur seancë më datën 9 që të mbahet më datën 23”, tha Xhaferi në konferencë për shtyp, duke theksuar se nuk pranon kërkesa përfundimtare nga opozita.

Ai pastaj tha se grupi i deputetëve të VMRO-DPMNE-së në koordinim ka ofruar zgjidhje me atë që deputetët e tyre do të krijojnë kuorum që të merren vendimi për gjendjen e krizës dhe tre ligjet lidhur me masat kovid. Xhaferi tha se në koordinim ka thënë se kjo është në kundërshtim me ligjin dhe procedurat.

“Miratimi i rendit të ditës është në kompetencë të plenumit, e jo vullnet i lirë i propozuesit të rendit të ditës, kryetari i Kuvendit dhe që mund të bëhen kalkulime”, tha Xhaferi.

Përveç brifingut me gazetarët në Kuvend nesër duhet të mbahet edhe seancë për parashtrimin e pyetjeve të deputetëve.

Kryetari I VMRO-DPMNE-së opozitare Hristijan Mickoski sot i bëri thirrje Kuvendit nesër para seancës për pyetje të deputetëve të thirret seancë vetëm për vendimin për gjendjen e krizës dhe për tre ligjet antikrizë.

Në deklaratë për media, megjithatë, kryeministri dhe lider i LSDM-së Zoran Zaevi tha se nesër do të takohet me kryetarin e Kuvendit Talat Xhaferin, si dhe me liderin e BDI-së Ali Ahmetin, me qëllim, siç tha, të shqyrtohen mundësi të caktuara që i kemi në dispozicion që ta zhbllokojmë Kuvendin.

Shfaqi shpresë se bllokimi i Parlamentit është me karakter kohor për shkak deputetëve pozitivë me Kovid-19, pas kthimit të të cilëve do të vihet në funksion Kuvendi për një numër të madh të pikave të rendit të ditës dhe ligjeve më të rëndësishme.

Shumica në pushtet në Kuvend për momentin ka 62 deputetë, ndërsa dy prej tyre janë pozitivë me Covid-19. Për këtë shkak shumica nuk mund të sigurojë kuorum për punë dhe të votohet për ligje të caktuara, nëse opozita nuk merr pjesë në seancë. Në mënyrë shtesë, grupi I deputetëve të Aleancës për Shqiptarët dhe Alternativës me mbi 32.000 amendamente bllokojnë 20 ligje, mes të cilave edhe vendimin për vazhdimin e gjendjes së krizës me rreth 400 amendamente, për shkak të mosmbështetjes për Ligjin e tyre për shtetësi

Administrator

Ky lajmë është postuar nga ana e redaksionit SMART NEWS. - Administratori

nga kategoria