Xhaçka: Shqiptarë të Maqedonisë së Veriut, regjistrohuni!

74 0

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, ka zhvilluar sot një takim me zëvendës kryeministrin e parë të Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi.

Teksa ka publikuar një foto nga takimi me Grubin, Xhaçka u bënë thirrje të gjithë shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut që të regjistrohen në census.

“Mikprita zv/KM e Maqedonisë së Veriut Artan Grubi. Vlerësim maksimal për qëndrimet e faktorit shqiptar dhe rolin vendimtar në rrugëtimin e Maqedonisë së Veriut në BE. Mbështetje të plotë për nismën për regjistrimin e popullsisë. Çdo qytetar shqiptar i RMV, brenda/jashtë vendit të regjistrohet në: https://census.stat.gov.mk“, shkruan Xhaçka.

Grubi prej dy ditësh po vijon takimet me politikanë shqiptarë dhe këta të fundit u kanë bërë thirrje shpiptrëve në Maqedoninë e Veriut të regjistrohen.

Administrator

Ky lajmë është postuar nga ana e redaksionit SMART NEWS. - Administratori

nga kategoria