Categories: LajmePolitika

Vulat e ASH-së, Fetai: Kemi informacione se gjykatësi mori para për vendimin e fundit

Kryetarini Kuvendit të Aleancës për Shqiptarët dhe Zëvendëskryeministri Arben Fetai, ka reaguar në lidhje me vendimin e fundit të Gjykatës Themelore të Tetovës, e cila solli një vendim jo të drejtë, ku vendosën në të mirë të Ziadin Selës. Zëvendëskryeministri Fetai, ka thënë se e para e punës vulat nuk janë kthyer askund, vulat kanë mbetur aty ku janë te Arben Taravari në Aleancën për Shqiptarët. Për Fetain vendimi ka qenë i pritur dhe nuk ka qenë një risi një vendim i tillë i Gjykatës Themelore të Tetovës.

“Ta keni parasysh se vendimi nuk është përfundimtar, para kësaj kishte një vendim të Gjykatës së Apelit në Gostivar të cilën ne e fituam dhe lënda u rikthye aty ku kishte filluar në Gjykatës e Tetovës në të njëjtin gjykatës i cili quhet Ilir Rexhepi. Për të cilin na kanë ardhur informata që ka pranuar para nga pala tjetër për të sjellë të njëjtin vendim. Kjo nuk është befasi, është lojë ping-pongu me një gjyqësor të kapur. Gjyqësori i kapur veç më konfirmohet nga të gjithë burimet ndërkombëtare, dje kishim edhe raportin e fundit të Transparency Intrenational, për perceptimin dhe korrupsionin në vendin tonë. Ku ne kemi shënuar regres për 12 vende, siç thash edhe dje, jemi diku në mes të Kazakistanit dhe Surinamit. Arsyet për këtë regres të madh që e kemi në vitin e fundit ka të bëjë me qasjen në sektorin e drejtësisë. Vërejtjet e Transparency International e thonë atë që e kemi thënë ne në vazhdimësi, që Gjyqësori jonë është i kapur”, ka deklaruar zëvendëskryeministri Fetai.

Fetai ka shtuar se Këshilli Gjyqësor është jofunksional, është i korruptuar, janë bërë emërime të njerëzve të politikës që kanë dalë nga Akademia për Gjykatës dhe Prokuror në mesin e fushatës zgjedhore. Sipas tij, këto japin pasqyrën e saktë të gjendjes së sistemit të drejtësisë dhe i vërtetojnë të gjitha tezat tona përfshirë edhe lëvizjet e fundit që jemi duke i bërë me interpelancën për shkarkimin e anëtarëve të Këshillit Gjyqësor të votuar nga përbërja paraprake.

“Përshirë dje edhe nismën për shkarkimin e kryeprokurorit të vendit sepse ky sistem i drejtësisë siç e dimë ka humbur çdo lloj kredibiliteti, çdo lloj legjitimiteti dhe duhet të reformohet në tërësi në mënyrë që të mos na përsërit më situata si kjo e tanishme ku njerëz brenda sistemit dhe Gjykatës të caktuar marrin para nga palët dhe shkruajnë vendime të cilat realisht nuk janë shkruar as në gjykatë por janë shkruar në zyra të partive politike. Dua të theksoj për fund se kjo nuk është asnjë risi, e kemi pritur se i njëjti gjykatës do të sjellë të njëjtin vendim, nuk është vendim përfundimtar, fjalën përfundimtare e thotë përsëri Gjykata e Apelit në Gostivar. Ku nuk kam më të voglin dyshim se nuk do të fitoj pala jonë në këtë rast dhe vulat do të mbesin aty ku e kanë vendin te Arben Taravari në Aleancën për Shqiptarët dhe te anëtarësia e Aleancës për Shqiptarët”, ka thënë Fetai.

Admin01

Recent Posts

Dorëheqje me akuza: Fisnik Ristemi largohet nga VLEN në Gostivar

Ai thekson se nuk dëshiron të bartë përgjegjësi për një humbje të parashikuar të VLEN-it…

11 minutes ago

Egjipti propozon aleancë ushtarake si ajo e NATO-s me vendet arabe: Të mbrohemi nga sulmet

Egjipti po kërkon të fitojë mbështetjen e kombeve arabe për një forcë arabe të ngjashme…

50 minutes ago

Krizë në VLEN Gostivar: Shefi i Shtabit Zgjedhor, Fisnik Ristemi, jep dorëheqje – Lista e këshilltarëve, shkak përçarjeje

Në prag të zgjedhjeve lokale, koalicioni VLEN në Gostivar përballet me krizë të brendshme: Shefi…

1 hour ago

Gazetari dhe publicisti Seladin Xhezairi mer çmimin ambasador i paqes

Gazetari dhe publicisti i njohur nga Tetova, Seladin Xhezairi ka marrë çmimin “Abmasador i Paqes”…

2 hours ago

Valbon Limani: Do të punoj për transforminin e Gostivarit

Pas një shëtitjeje simbolike nëpër rrugët e qytetit deri në selinë e Komisionit Komunal Zgjedhor,…

3 hours ago

Levica me kandidatë për kryetar bashkie në Tetovë-Dr Katka Bozhinovska, Gostivar – Darko Grujovski.Deputetja Mojsoska do të kandidojë për Strugën

Me nder dhe përgjegjësi të veçantë, njoftojmë se në komunat e Tetovës, Gostivarit dhe Strugës,…

3 hours ago