Smart News

Vrasja në Shkup: Pesë persona me fantoma hyrë në kafene dhe i qëlluan në kokë

Pesë persona të veshur me uniforma me fantoma në kokë kanë hyrë në një kafene në Çarshinë e Vjetër të Shkupit, kanë vënë në shënjestër dy të vrarët dhe i kanë qëlluar në kokë. Dëshmitarë okularë të shkëmbimit të zjarrit në Çarshinë e Vjetër të Shkupit që ndodhi sonte dhe në të cilën mbetën të vrarë dy persoan kanë folur për “Makfax”, dhe njëri është lënduar dhe është dërguar në spital.

Sipas informacioneve të “Makfax”, kur grupi i armatosur ka hyrë brenda kanë bërtitur që askush të mos lëvizë, duke theksuar se bëhet fjalë për bastisje. Në momentin e të shtënave në lokal nuk kishte shumë njerëz.

Përveç të vrarëve, ka edhe disa të plagosur. Dy të vrarët ndodheshin në një pjesë të veçantë të kafenesë, pra në pjesën e sipërme të godinës, në një zyrë të veçantë, ku i gjeti grupi i armatosur. Ky informacion jozyrtar për momentin nuk mund të konfirmohet pasi nga MPB thonë se po punohet për ngjarjen dhe me detaje do të dalin më vonë.

Exit mobile version