VMRO: Milevski e trajton partinë e tij si dyqan, prandaj hesht për kr imin e LSDM-së dhe BDI-së

e postuar më at 11:32
22 0

Nga VMRO-DPMNE-ja opozitare sot kanë akuzuar kreun e Partisë Liberal Demokrate, Goran Milevski, përcjell TV21.

Nga VMRO-DPMNE thonë se Milevski për interesa personale po mban peng partinë dhe po mbron kr imin në Qeverinë e udhëhequr nga LSDM dhe BDI.

“Milevski e trajton partinë e tij si dyqan të vogël, prandaj hesht për kr imin e LSDM-së dhe BDI-së.

Edhe anëtarët e PLD-së përmes mediave akuzojnë se Milevski pasi u bë ministër e punësoi gruan e tij në Klinikë, ndërsa baxhanakun e emëroi drejtor të Lotarisë Shtetërore.

Milevski ka punësuar kushëririn e tij në Videollotarinë Shtetërore, kumbarin në Idrizovë, ndërsa kumbaren e ka punësuar në Ministrinë e Vetëqeverisjes Lokale.
A po e përkrah Milevski përmes PLD-së qeverisjen mafioze LSDM – BDI, për të punësuar të afërmit e tij në administratë?”, thuhet mes tjerash në reagimin e VMRO-DPMNE-së.

A M

nga kategoria