VMRO – DPMNE, të holla për prezervativ ka, por për vaksina jo

e postuar më at 18:21
57 0

Ministria e Shëndetësisë ka prioritete të dështuara. Në vend të vaksinave për të luftuar pandeminëme kovid 19, ata furnizohen me lubrifikantë dhe kondom.

Të holla në shtet ka për harxhime të panevojshme, por edhe më tej nuk është arritur asnjë marrëveshje për furnizim me vaksina kundër virusit korona, përveç tentimit që ta mashtrojnë Pekingun përmes firmës fantome për çka avansi u kthy akuzojnë nga VMRO DPMNE.

“Një prej marrëveshjeve është në vlerë prej 750 mij denarë, e dyta është në vlerë prej 476 mij denaarë dhe marëveshje e tretë në vlerë prej 182 mij denarë. Në kohë kur mungojnë vaksinat, ilaçe në listën pozitive dhe kur populli paguan nga xhepi antikoagulantët si kleksan dhe ksarelto dikush ka vendosur të furnizohet me lubrifikantë dhe kondomë. Furnizmet e tilla me lubrifikues dhe kondomon i shkojnë për dore vetëm Ministrit Filipçe” – tha Igor Nikollov nga VMRO DPMNE./Alsat

nga kategoria