VMRO-DPMNE propozon deputet të mund të zgjidhet person vetëm me shtetësi të RMV-së

e postuar më at 17:46
69 0

Ndryshimet e paralajmëruara nga VMRO-DPMNE janë në lidhje me kushtet për zgjedhje të deputetëve ku shtohet nen i ri në të cilin thuhet që personi i kandiduar për deputet, përveç kushte të deritanishme, të jetë shtetas vetëm i këtij shteti.

LSDM e përkrah propozimin që deputetët të mund të zgjidhen vetëm persona të cilët posedojnë shtetësi vetëm të Maqedonisë së Veriut, por me kusht që ky ligj të vlejë edhe për deputetët e garniturës aktuale të deputetëve, përcjell SmartNews.

Kjo është përgjigja për thirrjen e partisë opozitare VMRO-DPMNE e cila në fillim nëpërmjet deputetit Antonio Milloshoski, më pas edhe me korrdinatorin e grupit parlamentar Antonijo Micevski, paralajmëroi se do të dorëzojë propozim-ligj dhe plotësim të Ligjit për deputetë me të cilin deputetët e zgjedhur do të kenë vetëm shtetësi të Maqedonisë së Veriut.

Propozimi i partisë opozitare vjen një ditë pas publikimit të listës me emra që kanë pasaportë bullgare nga ana e zv.kryeministrit bullgar Krasimir Karakaçanov, që sipas tij përputhet me emrat e anëtarëve dhe funksionarëve të VMRO-DPMNE-së, informatë të cilën nga kjo parti e mohuan ashpër.

nga kategoria