VMRO-DPMNE paralajmëron “Pranverë maqedonase”

e postuar më at 14:51
104 0

Në Shtip, para Shtëpisë Ndëshkuese-Përmirësuese, VMRO-DPMNE-ja, sic transmeton Klan Maqedoni, ka organizuar protEstë me moton “Tubim për lirinë”, sic thonë për të mbështetur “mbrojtësit e kushtetutës” që vuajnë dënimin me burg për ngjarjet e dhunshme në Parlament të 27 Prillit 2017.

“Kërkojmë të lirohen “mbrojtësit e kushtetutës”, për shkak se ky është emir I vërtetë sic duhet të quhen, e jo si dikush nga pushteti po përpiqen t`u imponojnë një tjetër emërtim. Ata nuk janë terroristë, janë patriot që luftuan për mbrojtjen e rendit kushtetues të Maqedonisë” – thanë protestuesit në Shtip.

Nga VMRO-DPMNE-ja, sic transmeton Klan Maqedoni, thanë se prej sot fillojnë me të ashtuquajturën “pranverë maqedonase” dhe se do të mbeten nëpër rrugë deri në rënien e kësaj qeverie, që sipas tyre nuk njihet nga të rinjtë e kësaj partie. /KlanMacedonia

nga kategoria