VMRO-DPMNE me interpelancë për ministrin e shëndetësisë Filipçe, përkrahet edhe nga koalicioni ASH-AA

e postuar më at 16/03/2021
81 0

Partia opozitare VMRO-DPMNE dorëzoi interpelancë për ministrin e shëndetësisë Venko Filipçe, në të cilën, mes tjerash, si shkaqe përmenden “3340 të vdekur nga Covid-19, menaxhim katastrofik me pasojat e krizës, mospasje të vaksinave, kolaps të sistemit shëndetësor dhe blerje të vaksinave kineze”. Interpelanca do të përkrahet edhe nga koalicioni Aleanca për Shqiptarët – Alternativa, përcjell SmartNews.

Kjo do të jetë interpelanca e tretë për funksionar të Qeverisë e dorëzuar nga grupi parlamentar i VRMO-DPMNE-së. Zv.kryeministri Nikolla Dimitrov e “mbijetoi” interpelancën, ndërsa për interpelancat për ministrin e drejtësisë Bojan Mariçiq dhe zv.kryeinistrin për luftë kundër korrupsionit Ljupço Nikollovski, Kuvendi do të vendos më 23 mars.

Për interpelancën e opozitës reaguan nga LSDM-ja, ku thanë se ky veprim i VMRO-DPMNE-së “maja e sjelljes së papërgjegjshme dhe shkatërrimtare të partisë opozitare në kushte të pandemisë”./SmartNews/

nga kategoria