VMRO-DPMNE: LSDM veç regjistrimit, po përgatitet të falsifikojë edhe zgjedhjet lokale

e postuar më at 19:24
86 0

VMRO DPMNE dhe LSDM sërish janë përplasur rreth reformës zgjedhore dhe funksionimit të Kuvendit. Sipas opozitës maqedonase, pushteti, veç regjistrimit, po përgatitet të falsifikojë edhe zgjedhjet lokale, prandaj nuk po siguron terminalet për të vënë gisht gjatë zgjedhjeve.

“Mbajtja e zgjedhjeve pa terminale “fingerprint” është kundër Kodit Zgjedhor dhe paraqet vepër penale. Qeveria kishte kohën e nevojshme që të furnizohet me terminale “fingerprint” dhe asgjë nuk mund të jetë arsyetim. Ajo që po bën Zaev është huti në opinion dhe fitim në kohë që, para zgjedhjeve, me dorën në zemër, të del dhe të thotë: “ s’ka kohë të mjaftueshme, hajde të shkojmë në zgjedhje pa detyrimin ligjor për shenja gishti në formë elektronike.” – u shpreh Igor Janushev nga VMRO DPMNE.

Velkovski: Kërkojnë alibi për humbjen në zgjedhje

Mirëpo LSDM në pushtet, konsideron se VMRO DPMNE do të humb edhe këto zgjedhje, prandaj përpiqet të gjej alibi për dështimin e rradhës. Kosniderojnë se qytetarët do ta dënojnë opozitën maqedonase për bllokimin e vazhdueshëm të reformave.

“Këtë sigurisht e dijnë edhe në “Oborin e Bardhë” prandaj që tani kërkojnë alibi. Në vend të bllokimeve dhe destruktivitetit deputetët e VMRO DPMNE-së kanë shans që të pozicionohen pas qytetarëve dhe interesave të tyre. Me ose pa VMRO DPMNE-në, reformat në interes të qytetarëve dhe shtetit vazhdojnë. Si shumicë parlamentare do të gjejmë mënyrë që të realizohen të gjitha këto masa të parashikuara dhe politika, në interes të të gjithë qytetarëve.” – tha Dime Velkovski nga rradhët e LSDM-së.

Kryeministri Zoran Zaev dhe Ministri i Financave Fatmir Besimi, disa herë kanë deklaruar se kërkesa për aplikimin e aparateve për të vënë gisht, të ashtuquajturat “fingerprint”, është e pranueshme dhe se Qeveria do të sigurojë mjete për këtë çështje.

Debati për ndryshimet në Kodin Zgjedhor u paraprin zgjedhjeve lokale, që duhet të mbahen më 3 tetor. Përtej dallimeve, të gjitha palët janë dakord që në ndryshimet e Kodit të përfshihen rekomandimet e OSBE ODIHR-it.

nga kategoria