Categories: LajmePolitika

VMRO-DPMNE i beson sondazhit të MKD – VLEN jo, panik nga rënia e dukshme

Në politikën maqedonase, sondazhet janë gjithmonë të besueshme – por vetëm kur të nxjerrin lart. E njëjta agjenci që dje ishte referencë, sot kthehet në objekt dyshimi. E njëjta metodologji që më parë përshëndetej, tani akuzohet për njëanshmëri, shkruan Flaka. Rasti më i freskët është sondazhi i MKD.mk, i realizuar nga agjencia Market Vision mes 20 qershorit dhe 4 korrikut, që ka ndezur debat të dyfishtë: një festë për VMRO-DPMNE-në dhe një përtypje të hidhur për opozitën shqiptare, sidomos për VLEN.

Sipas të dhënave të publikuara, VMRO-DPMNE dominon skenën politike me 23.8% mbështetje totale, krahasuar me vetëm 5.1% për LSDM-në – një raport gati 5 me 1. Ndër votuesit që janë të vendosur të dalin në zgjedhje, diferenca është akoma më brutale: 52.8% VMRO, 11.3% LSDM. E thënë ndryshe, LSDM është reduktuar në një figurë të tretë, simbolike, pa kapacitet real të rikuperimit në këtë moment politik.

Edhe në nivel të liderëve, Hristijan Mickoski ka 26.9% mbështetje si politikani më i besuar, ndërsa Stevo Filipçe mezi prek 4.7%. Shifrat flasin vetë – për një opozitë e cila jo vetëm që ka humbur fuqinë në parlament, por edhe besimin te qytetari.

Por aty ku sondazhi ka trazuar ujërat është tek kampi shqiptar. Rezultatet janë të qarta:

BDI mbetet në nivel të qëndrueshëm me 12.1% mbështetje;
VLEN, pas largimit të Aleancës për Shqiptarët, bie në 7.7%;
ASH, tani e udhëhequr nga Taravari, shfaqet më vete me vetëm 3.6%.
Në total, opozita shqiptare e fragmentuar nuk arrin më të konkurrojë fuqishëm me BDI-në, e cila ndonëse e sfiduar nga akuzat dhe presioni publik, mban një avantazh të qartë.

Dhe këtu ndodh paradoksi: VLEN, që më parë përdorte sondazhet e Market Vision si argument politik për legjitimitet dhe rritje, tani i vë në pikëpyetje – sepse rënia është e dhimbshme. Nëse më parë të dhënat ishin bazë për lavdërim dhe fushatë, sot për të njëjtën agjenci thuhet se “nuk është e saktë”, “ka prapavijë”, “nuk i përfaqëson shqiptarët realisht”.

Në fakt, problemi nuk është sondazhi, por situata reale në terren. Pas ndarjes me Aleancën, VLEN nuk ka artikuluar dot një strategji të qartë, as nuk ka rritur profilin e liderëve të saj. Në të kundërt, BDI vazhdon të përfitojë nga fragmentimi i kundërshtarëve dhe nga rrjeti i strukturave të qëndrueshme në teren.

Sondazhi, pra, nuk është armik – është pasqyrë. Dhe pasqyra nuk ka faj kur ajo që reflekton është dobësim, humbje terreni dhe mungesë besimi. VMRO-DPMNE e lexon si sinjal për forcim dhe legjitimitet. VLEN duhet ta lexojë si alarm për ndryshim të kursit – përndryshe, përballë një BDI-je të centralizuar dhe një ASH-je që do të rifitojë bazën lokale, zgjedhjet lokale të vjeshtës mund të jenë një tjetër humbje e madhe, këtë herë më e thellë dhe më e shtrenjtë.

Admin01

Recent Posts

Qenan Aliu: Blerant Ramadani, një figurë me potencial politik

Analisti Qenan Aliu ka ndarë përvojën e tij të takimit me Blerant Ramadanin, një djalosh…

15 minutes ago

Nxënësit e Tetovës përballen me mungesë librash, pavarësisht milionave të shpenzuara

Nxënësit në shkollat e Tetovës vazhdojnë të kenë mungesë të librave edhe në javën e…

41 minutes ago

ASH: Qeveria e VMRO-VLEN e fut vendin me të dyja këmbët në “Botën Serbe”

Deklaratat e fundit të ministrit serb të mbrojtjes Bratislav Gashiq dhe anëtares së qeverisë së…

47 minutes ago

Kur parullat bien poshtë: ‘Çairi foli’ apo ‘VLEN-i demaskoi veten’?

Hapja e Shtabit Zgjedhor të VLEN-it në Çair, që ishte menduar të jetë një shfaqje…

2 hours ago

Bujar Osmani: Aleanca Kombëtare për Integrim po ngrihet në një forcë të bashkuar, të fortë dhe inspiruese

Kandidati për kryetar komune të Çairit nga Aleanca Kombëtare për Integrim, Bujar Osmani, sonte ka…

12 hours ago

Blerant Ramadani takon banorët e Krushopekut, zotohet për investime në infrastrukturë dhe sport

Kandidati i Aleancës Kombëtare për Integrim për kryetar komune të Sarajit, Blerant Ramadani, së bashku…

13 hours ago