VMRO dhe LSDM, shkëmbim akuzash për korrupsion e kriminalitet

e postuar më at 20:25
114 0

Pushteti dhe opozita kanë vazhduar me akuzat e ndërsjella për korrupsion, kriminalitet dhe mosfunksionim të gjyqësorit. Sipas VMRO-DPMNE-së opozitare, vendi çdo ditë po fundoset në statistikat botërore për korrupsion, ndërsa sistemi gjyqësor nuk hap asnjë dosje ndaj funksionarëve të Qeverisë.

“RMV në të gjitha matjet po fundoset në krim dhe korrupsion, RMV çdo ditë po ballafaqohet me raste korruptive me emra të funksionarëve të regjimit, ndërsa Jolevski dhe Rukovska nuk hapin asnjë lëndë për këtë. Nuk kanë fund selektimet e Sistemit Gjyqësor të cilët janë të mbyllur nën ndikimin e Zaevit.”,- deklaroi zëdhënësi i VMRO-DPMNE-së, Naum Stoilkovski.

VMRO-DPMNE po ashtu ka akuzuar kryeministrin, Zoran Zaev, dhe vëllanë e tij, Vice Zaev, për përfshirjen e tyre në rastin “Zhvatja”. Sipas VMRO-DPMNE-së, i dënuari i parë në rastin “Zhvatja”, Bojan Jovanovski, publikisht vuri në dukje se milioni i Kamçevit nga rasti “Zhvatja” duhet të kërkohej nga Zoran dhe Vice. VMRO-DPMNE-ja po ashtu pyeti Zaevin se a u morën këto miliona për ta heshtur Kam¬çevin dhe është e vërtetë se pikërisht Zaev së bashku me Ministrin e Policisë, një prokurore dhe një avokat në një restorant në Shkup kanë diskutuar për heshtjen e Kamçevit?

I menjëhershëm ka qenë reagimi i LSDM-së të cilët pohuan se personat të cilët po arrestohen po dëshmojnë se VMRO-DPMNE-ja gjatë gjithë këtyre viteve është e zhytur në krime dhe korrupsione, ndërsa tani lideri i saj, Hristijan Mickovski, vetëm po mundohet ti mbulon të njëjtit.

“I dyshuari, Orce Kamçev, akuzohet për rastin së bashku me Nikolla Gruevskin për keqpërdorim të parave të cilat u futën në VMRO-DPMNE. Nikolla Gruevski akuzohet se ka përfituar 1,3 milion euro për të blerë parcela. Ndërsa lideri i tanishëm Mickovski, në vend se të kërkojë drejtësi dhe të kthejë këto 1,3 milion euro të cilat përfunduan në VMRO-DPMNE, ata vrapojnë për ta mbrojtur Orce Kamçevin dhe kjo tregon se hipoteka e Mickovskit është e madhe ndaj Kamçevit. Prandaj edhe njeriu i parë i Komisionit të drejtësisë së VMRO-DPMNE-së, Toni Menkinovski, caktohet avokat i Kamçevit. Mickovski po dëshmon se fuqishëm e përkrah krimin, kriminelët dhe korrupsionin.”,- u shpreh zëdhënësi i LSDM-së, Kostadin Kostadinov.

Sipas LSDM-së drejtësia është këtu dhe do t’i ndjekë të gjithë ata të cilët kanë gabuar./Tvm2

nga kategoria