Vlerësohen specifikat e Huawei Mate X2

e postuar më at 19:41
169 0

Telefoni i palosshëm Huawei Mate X2 i lansuar kohët e fundit, tashmë është parë në video por tani kemi një tjetër vlerësim nga kritikët e Marques Brownlee.

Pastaj pajisja përmban një ekran të palosshëm me diagonalen prej 8 inç me një rezolucion prej 2480 x 2200 pikselëve, ndërsa ekziston gjithashtu ekrani i jashtëm me 6.45 inç, dhe ky ekran vjen me një rezolucion prej 2700 x 1160 pikselë.

Procesori ofrohet nga Kirin – 9000 dhe përmban 8 GB RAM dhe një zgjedhje prej 256 GB ose 512 GB.

Në pjesën e pasme të telefonit ka një kamerë kryesore me 50 megapiksel, kamerë ultra të gjerë 16 megapiksel, kamera për telefoto me 12 megapiksel dhe një tjetër për super zoom me 8 megapiksel. Përpara ka një kamerë 16 megapikselë dhe baterinë me 4500 mAh dhe një mbushës të shpejtë 55W.

nga kategoria