Smart News

VLEN “tradhëton” Nevzat Bejtën dhe Bashkim Hasanin – promovon Visar Ademin si kandidat të pavarur në Gostivar

Grupimi VLEN duket se po ndjek një strategji të re për zgjedhjet lokale, në koordinim me VMRO-DPMNE, duke promovuar kandidatë të ashtuquajtur “të pavarur” në qytete kyçe. Pas kandidimit të Mendi Qyrës në Strugë, sot në Gostivar është shpallur edhe kandidatura e Visar Ademit.

“Nga sot shpall kandidaturën time të pavarur… Pres përkrahjen tuaj për ta bërë Gostivarin qytet më të mirë për të gjithë. Shihemi në qytet”, ka deklaruar Ademi.

Kjo lëvizje po shihet nga shumë analistë dhe qytetarë si një “tradhëti politike” ndaj figurave të njohura lokale si Nevat Bejta, Bashkim Hasani dhe Fadil Cana – emra të cilët për vite me radhë kanë qenë të lidhur ngushtë me subjektet që sot përbëjnë koalicionin VLEN dhe kanë punuar në terren për të lobuar e mobilizuar qytetarët.

Sipas burimeve politike, VLEN dhe VMRO-DPMNE po përdorin këtë formulë me qëllim të shmangies së një humbjeje të sigurt, dhe pastaj humbjen tua faturojnë kandidatëve të pavarur.

I njëjti model u përdor edhe në Strugë me Mendi Qyrën, i cili fillimisht u paraqit si i pavarur, por më pas mori përkrahjen e VLEN. Opozita shqiptare e akuzoi se ishte një projekt i drejtuar nga VMRO-DPMNE dhe personalisht nga lideri i saj, Hristijan Mickoski.

Kandidatura e Visar Ademit në Gostivar pritet të shkaktojë debat të fortë politik, duke fragmentuar më tej skenën zgjedhore shqiptare dhe duke e bërë më të paqartë ndarjen ideologjike e politike mes forcave në garë.

Nga ana tjetër, opozita shqiptare pretendon se pas gjithë kësaj qëndron një pazar i fshehtë me VMRO-DPMNE, ku kjo parti kërkon 40% të pushtetit nëpër komuna: përfshirë pozitat e sekretarëve të komunave, kryesuesve të këshillave dhe drejtorëve të ndërmarrjeve publike e shkollave, përmes një formule të dakorduar 40%.

Exit mobile version